Veseli: S’ka pazare me pasuritë e Kosovës, ligji për Trepçën i pakthyeshëm

Gjatë një interviste në “Euro Tribuna” përball gazetarit Menduh Abazi, ai ka deklaruar se një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë, se Kosova nuk bënë pazare me pasuritë e saj me asnjë shtet.

“Ligji për Trepçën dëshiroj t’i sigurojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, veçanërisht minatorët është i pakthyeshëm, ka vetëm një qëllim perspektivën zhvillimore, nuk është çështje politike Trepça, është çështje tërësisht ekonomike, është në interesin e të gjithë vendit, është në interesin e të gjithë njerëzve që punojnë aty.Është shumë e qartë Kosova nuk do të bënë pazare me të mirat e veta, pasuritë natyrore të shtetit të vet me asnjë shtet…Përmes manipulimit të çështjes së Trepçës të tensionoj raportet në regjion në mënyrë që të krijojnë koncesione si shpesh herë janë mësuar kolegët tonë në Beograd atëherë kjo është çështje e gabuar”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit u ka përçuar mesazhe edhe autoriteteve në Beograd, se nëse pretendojnë që duke manipuluar me çështjen e Trepçës t’i tensionojnë raportet në regjion në mënyrë që të krijojnë koncesione si shpesh here në të kaluarën, atëherë duhet ta dinë se e kanë gabim.