Ballina Lajmet Kosovë Veseli: Reforma zgjedhore të kryhet deri në fund të dhjetorit

Veseli: Reforma zgjedhore të kryhet deri në fund të dhjetorit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mendon se reforma zgjedhore, diskutimet për të cilën tashmë i ka hapur presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të duhej të përfundonte deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Ai shpreson se opozita nuk do ta humbasë mundësinë për të qenë në këtë proces.

Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë për “Epoka e re” se reforma zgjedhore është e domosdoshme që të prodhohen zgjedhje më të mira në Kosovë.

Veseli ka folur edhe për zgjedhjet në Drenas, duke thënë se PDK-ja do ta vazhdojë traditën e fitoreve bindëse dhe të qeverisjes së mirë.

Sipas Veselit, Drenica është e lënduar me zgjedhjet e jashtëzakonshme, por qytetarët do të flasin shumë qartë më 4 dhjetor.

Exit mobile version