Veseli për sulmin ndaj RTK-së: Akt kriminal

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së.

Hedhjen e mjetit shpërthyes, Veseli e ka quajtur akt kriminal, dhe sipas tij, ai është në vazhdën e sulmeve që po behën kohëve të fundit.

“Hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike. Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në lirinë e mediave, agjendën shtetërore dhe debatin politik”, ka shënuar Veseli në rrjetin social facebook.