Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se së shpejti do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Veseli nga Pentagoni ka treguar për takimet me zyrtarët e lartë amerikan, me të cilët ka diskutuar për FAK-un.
“I nderuar me vizitën në Pentagon dhe i kënaqur me mbështetjen për Kosovën, gjatë qëndrimit në SHBA. Me zyrtarët e lartë amerikanë të sigurisë, mes tjerash, diskutuam për Forcat e Armatosura të Kosovës, që do të krijohen së shpejti në partneritet të plotë me SHBA-të. Moment i veçantë ishe edhe nënshkrimi në Memorialin e 11 Shtatorit, në nderim të viktimave”, ka shkruar Veseli në Facebook.