Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës ka falënderuar Pal Lekajn e AAK-së për iniciativën e debatit për murin e ndërtuar në Mitrovicë.
Ai ka thënë se askush nuk e ka dashur këtë mur dhe se ai është më shumë se turp.
Veseli ka thënë se ai mur duhet të rrënohet dhe do të rrënohet sa më shpejt, sepse do ta rrënojnë institucionet e Kosovës.
“Muri duhet të largohet sa më shpejt. Nëse nuk largohet brenda kohës së caktuar, ne do të veprojmë si institucione të Kosovës dhe do ta rrënojmë”, tha Veseli.
Ai gjithashtu ka kërkuar që në rezolutën e AAK-së të shtohet edhe rifillimi i ndërtimit të shtëpive në veri.