Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosova ka nevojë të ndërtojë më shumë çerdhe si dhe të ndërmarrë një program kombëtar gjithëpërfshirës për fëmijë.
Veseli ka marr pjesë në një konferencë të organizuar nën patronatin e tij, ku është diskutuar për edukimin e hershëm të fëmijëve.
“Kosova, jo vetëm që duhet të ndërtojë çerdhe, por edhe të ndërmarrë një program kombëtar gjithëpërfshirës për fëmijë”, ka deklaruar ai.
Veseli shtoi se investimi që duhet të bëhet në rrjetin e çerdheve dhe përkujdesja për arsimin parashkollor nënkupton që nënat e reja nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin midis fëmijës dhe punës.
Njoftimi i Veselit:
Sot, bashkë më shumë ekspertë, diskutuam për njërën prej çështjeve më të rëndësishme në shoqërinë tonë, edukimin e hershëm të fëmijëve.
Kosova, jo vetëm që duhet të ndërtojë çerdhe, por edhe të ndërmarrë një program kombëtar gjithëpërfshirës për fëmijë.
Investimi që duhet të bëjmë në rrjetin e çerdheve dhe përkujdesja për arsimin parashkollor nënkupton që nënat e reja nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin midis fëmijës dhe punës.
Në konferencën e organizuar nën patronatin tim, ku u prezantua edhe një studim i UNICEF për këtë çështje, nuk fola thjesht vetëm si politikan, por edhe si baba, si prind.