Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci e kane vizituar minierën e Trepçës, ku së bashku me udhëheqësit kanë zbritur 800 metra nën tokë.
Veseli nga atje tha se deri në fund të javës tjetër do të finalizohet Ligji për Trepçën, i cili nuk e lejon likuidimin e gjigantit ekonomik.
“Ligji do të finalizohet brenda javës tjetër, do ta dërgojmë në Qeveri dhe pastaj do ta qesim për votim në Kuvend”.
“Unë besoj se shumica e deputetëve do të votojnë pro këtij ligji”.
Nëse deri më 2 nëntor nuk miratohet Ligji për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, gjiganti ekonomik shkon në likuidim, sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.
Deri te ky vendim që e rrezikon Trepçën ka ardhë pas mosfunksionalizimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, procedurave të prokurimit, dhe pasi që AKP-ja ka dështuar ta bëjë me kohë studimin e fizibilitetit.
Qeveria e Kuvendi i kanë edhe rreth një muaj për ta ndryshuar statusin e Trepçës, përmes një ligji të veçantë, njofton Klan Kosova.
Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa, gjatë seancës të së enjtes ka thënë se Ligji për Trepçën është përgatitë dhe se ky gjigant nuk do të rrezikohet nga likuidimi.
Mustafa tha se brenda javës ose në një afat prej 10 ditësh Ligji do të shkoj në Kuvend.
Ai premtoi se Trepça nuk do të shkoi në likuidim dhe se Ligji do të jetë në fuqi deri më e 2 nëntor.
Ndërsa Veseli e Stavileci gjithashtu kanë njoftuar edhe për iniciativën përmes të cilës do të përfitojnë punëtorët e veriut që do të punojnë në pjesën e Trepçës në jug se do ta kenë nga një pagë ekstra.