Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar ditën ndërkombëtare kundër dhunës duke bërë thirrje ndaj përfaqësuesve të politikës që të heqin dorë nga dhuna e që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin me tolerancë e dialog.
“2 Tetori njihet si Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, në nder të ditëlindjes së Mahatma Gandit, predikuesit më të njohur të paqes e të jodhunës. Në këtë ditë, të gjithë angazhohen nëpër botë që të përhapin mesazhin e jodhunës! Zhvillimet politike të vitit të kaluar në Kosovë e bëjnë të nevojshëm këtë mesazh edhe tek ne. Prandaj elita jonë politike duhet të mësohet që zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike apo mospërputhjeve të ideve, ta bëj nëpërmjet dialogut e tolerancës e kurrsesi jo nëpërmjet dhunës” (sic.), ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.