Veseli: Formimi i Tribunalit për gjenocidin dhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë është i pashmangshëm

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë homazhe të pllaka përkujtimore e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Shteti serb ka përgjegjësinë direkte dhe ende mbanë në ankth shumë familje nga Kosova, duke mbajtur të fshehura shumë informacione që ata i kanë për njerëzit e rrëmbyer e pastaj të vrarë e masakruar”, ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova.

“Dhimbja dhe vuajtjet e familjeve dhe të afërmve të viktimave është tejet e madhe. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtroj trysni, që krimet e kryera nga Serbia të mos vazhdojnë të mbulohen, duke ikur nga përgjegjësitë minimale humane për të pranuar fajin dhe respektuar viktimat”.

“Formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë është i pashmangshëm”.