Ballina Lajmet Kosovë Veseli e dërgon në seancë deklaratën për liberalizim të vizave

Veseli e dërgon në seancë deklaratën për liberalizim të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka insistuar në Kryesi të Kuvendit që propozimi i tij që Kuvendi të nxjerr një deklaratë të përbashkët për liberalizimin e vizave të procedohet për seancën e ardhshme plenare, në mënyrë që kjo deklaratë tu dërgohet vendeve anëtare si qëndrim unik i Grupeve Parlamentare për liberalizimin e vizave.

Pas dështimit të arritjes së konsensusit mes pozitës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, kryeparlamentari Veseli tha se shpreson që deputetët e opozitës të pajtohen në seancë me deklaratën dhe mos të mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës.Ai tha se me këtë opozitë është vështirë të arrihet unitet për çfarëdo lloj marrëveshje pasi ata qe një vit e kanë mbajtur liberalizimin e vizave të bllokuar për interesa të ngushta politike.

Veseli tha se kjo është një përpjekje e tij për të unifikuar klasën politike dhe për të bërë përpjekje për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.Nga ana tjetër, përfaqësuesit opozitës thanë se nuk do ta mbështesin deklaratën e kryeparlamentarit Veseli për liberalizim të vizave nëse aty nuk hynë propozimi i opozitës që marrëveshja e demarkacionit të kthehet nga fillimi.Në draft-deklaratën e kryeparlamentarit Veseli, u bëhet thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që miratojnë liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe jepet zotimi se klasa politike në Kosovë do të merr në shqyrtim në një të ardhme të afërt marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Exit mobile version