Ujësjellësi KRU “Prishtina” njofton se para pak çastesh, është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali, për shkak të vërshimeve. Si pasojë e kësaj pa ujë të pijshëm janë : Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik.
Siç njofton KRU “Prishtina”, natyra e dëmtimit është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes, prandaj sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes.
“Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes. Sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes. Të dashur konsumatorë , situata e krijuar së fundmi , gjithandej vendit tonë na shqetëson të gjithëve, andaj të kemi mirëkuptimin e ndërsjellë!”, thuhet në njoftim.