“Një përmbytje tjeter edhe sikur në nivele të ulëta, do të thotë që ne të mbyllim fare biznesin, do të thotë një katastrofë për të gjithë zonën, ku ka jo pak biznese”.
Reshjet e të shtunës mbrëma kanë rikthyer tek bizneset e autostradës frikën e përmbytjeve. Bizneset pohojnë që edhe pse përroi në Citypark është hapur dhe rreshjet kanë qenë larg nivelit të tyre në ditën e përmbytjes, përseri niveli i ujerave ishte në kufijtë e kritikes. Po ashtu edhe nënkalimi që ndodhet aty pranë është përmbytur dhe niveli i ujit në të ishte rreth 80 cm të shtunën në mbrëmje.
“Nëse niveli i rreshjeve të shtunën do të ishte afër atyre të datës 30 nëntor 2017, një përmbytje tjetër do të shënonte datën 03/02/2018”, thonë sipërmarrësit e autostradës.
Puna për hapjen e perroit sapo ka filluar. Ajo që duhet të zgjidhet është vazhdimi i hapjes së tij përtej autostrades deri tek ura e vjeter e Limuthit. Fakti i fundit tregon se është pikërisht ky segment, i cili përbën rrezikun real të përmbytjeve, paralajmërojnë bizneset. Sipërmarrësit e autostratëd do t’i nisin një tjetër shkresë instituciioneve përkatësë (Bashkisë së Tiranës e Vorës, Prefekturës Tiranë dhe Ministrisë së Brendshme) ku kërkojnë marrjen e masave në mënyrë që zona të mos përmbytet më. Aktualisht, pohojnë ata, akoma nuk na është tharë uji i përmbytjes së fundit të 30 nentorit 2017 dhe rrezikojme të kemi një tjetër.
“Një përmbytje tjeter edhe sikur në nivele të ulëta, do të thotë që ne të mbyllim fare biznesin, do të thotë një katastrofë për të gjithë zonën, ku ka jo pak biznese”.
Në 30 nëntor të vitit të kaluar, pas reshjeve të dendura të shiut, autostrada dhe zona e City Park u përmbytën duke sjellë dëmtime të rënda për bizneset e zonës por edhe qytetarët që në ato momente po udhëtonin me makina në autostradë.
Bllokimi i Përroit të Limuthit ishte një nga arsyet, ndërsa nuk ishte e qartë nëse u hapën rezervuarët që ndodhen mbi autostradë, ndonëse disa foto me peshq që dergjeshin në rrugë “dekonspiruan” deklaratat se rezervuarët nuk janë hapur.
Prefektura e Tiranës ngriti një grup pune për të studiuar situatën dhe mundësitë e zgjidhjes dhe zgjerimi i Përroit të Limuthit filloi pak ditë më vonë. Por, sërish sipërmarrësit janë të shqetësuar se masat nuk janë të mjaftueshme