Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vërshime në të gjithë Malin e Zi, uji depërton nëpër shtëpi

Vërshime në të gjithë Malin e Zi, uji depërton nëpër shtëpi

Shiu i dendur që ra gjatë ditës dhe natës që lamë pas shkaktoi probleme në shumë qytete të Malit të Zi, ndërsa në disa vende uji depërtoi edhe nëpër shtëpi.

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji (ZHMS) ka lëshuar alarm të kuq moti të enjten, për shkak të erës së fortë të parashikuar dhe reshjeve të dendura të shiut.

Dragoljub Raduloviq, kryetar i bashkësisë lokale, Zhupa, thotë se për shkak të reshjeve të dendura dhe vërshimeve nga gropa e Seocës kanë rrjedhur përrenj me ujë të kuq.

“Shumë rrugë në fshatrat përreth janë mbuluar nga uji ose janë mbuluar me material dhe praktikisht janë të pakalueshme. Ka makineri në terren. Ata po përpiqen të sanojnë më urgjencë, kështu që kur të pushojë stuhia, ata do të sanojnë edhe pjesën tjetër”, tha Miri Rovçanin për Radion Mali i Zi.

Shefi i Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Nikshiqit, Sllavko Tadiq, tha se askush nuk i ka telefonuar me kërkesën se u kërcënohet jeta apo pasuria, por janë të gatshëm për të intervenuar nëse paraqitet nevoja.

Ai tha se situata më e rrezikshme është në fshatin Kutë të Zhupës.

Bulevardi në qendër të Budvës po ashtu është përmbytur mëngjesin e sotëm si pasojë e reshjeve të shiut.

Meteorologia Vuçina Popoviq tha në programin e mëngjesit të TVCG se reshjet pritet të dobësohen dhe të ndalen në mes të ditës, kryesisht në rajonet jugore dhe qendrore të vendit, ndërsa në rajonet verilindore do të ketë ende kushte për reshje deri në orët e pasdites, raportoi portali RTCG.

Exit mobile version