Marash Kumbulla nënshkroi para pak kohësh te Verona, por ai nuk është i vetmi, pasi në këtë skuadër ka edhe disa shqiptarë të tjerë dhe priten edhe të tjerë.
Pas disa ditësh do të bashkohet me këtë ekip në provë edhe i riu Niko Lucaj, që në Shqipëri aktivizohet me Internacional Tiranën. Mbrojtësi i djathtë do t’i nënshtrohet një prove njëjavore dhe pas do të vendoset për të ardhmen e tij.
Së fundmi veronezët kanë marrë një tjetër shqiptar dhe ai quhet Mateo Ahmetaj, i datëlindjes 2002. Sulmuesi ka firmosur me Veronën dhe më parë ka qenë pjesë e Akademisë së Fabricio Mikolit.