Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk iu ka kërkuar banorëve që të largoheshin nga rajoni i pushtuar Kherson përpara kundërofensivës dhe se më shumë se gjysma e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nuk kanë arritur të jenë hapur për shkak të shkeljeve nga Rusia.
Ajo tregoi edhe një të dhënë veçanërisht rrëqethëse: që nga fillimi i pushtimit rus, Rusia ka deportuar 1.2 milionë qytetarë ukrainas në territorin rus. Nga ata 1.2 milion njerëz, 240,000 ishin fëmijë. Më shumë se 1,500 mbahen në burgjet ruse, tha Vereshchuk.