Ballina Auto Veprimet me të cilat “mund të vrisni makinën tuaj”!

Veprimet me të cilat “mund të vrisni makinën tuaj”!

Sipas statistikave, shumica e makinave arrijnë në fund të ciklit të tyre pa u përfshirë në një aksident.

Dhe ato shpesh nxirren nga përdorimi kur kostoja e riparimeve tejkalon vlerën e tyre.

Por cikli i përdorimit të tyre mund të vonohet duke marrë thjesht hapa të vegjël.

Megjithatë, mund të ndodhë edhe e kundërta, nëse ju bëni veprime të këqija – madje përmes të cilave ju mund “të vrisni makinën tuaj”.

Në këtë drejtim, ndër veprimet e këqija janë edhe vozitja e makinës teksa në tabelë është e ndezur drita paralajmëruese e vajit, lejimi i përhapjes së ndryshkut, futja e benzinës në një makinë me naftë dhe anasjelltas, injorimi i afateve të mirëmbajtjes, si dhe injorimi i rrjedhjeve.

Veç këtyre, jo më pak të rëndësishme janë edhe lënia e një makine të papërdorur për një kohë të gjatë, ngarkimi i tepërt, përdorimi i vajit të gabuar si dhe vendosja vetëm e ujit në sistemin e ftohjes (duhet mbushur edhe me anti-friz).

Gjithashtu, si veprime që mund të dëmtojnë keq veturën janë edhe lënia e dritareve të hapura gjatë një stuhie shiu, vozitja ndërsa motori është i mbinxehur, vozitja nëpër ujëra të thella, modifikimet e tepërta, si dhe montimi i pjesëve të lira.

Exit mobile version