Organizata “Mjekët pa Kufij” pohojnë se policët në Paris kanë kryer veprime ngacmuese dhe të dhunshme ndaj refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga organizata është tërhequr vëmendja për kushtet e vështira si pasojë e dimrit. Ndërkohë theksohet se janë kryer veprime të papranueshme ndaj refugjatëve dhe se ka patur edhe rrezik për jetën e tyre.
“Iu kërkojmë autoriteteve që të marrin masat e nevojshme për të ndaluar veprimet ngacmuese dhe të dhunshme nga ana e policisë kundër azilkërkuesve në Paris”, thuhet në deklaratë. Gjithashtu theksohet se policia për të shpërndarë refugjatët përdor gaz lotsjellës dhe konfiskon çadrat, mbrojtëset, batanijet dhe sendet e tjera të refugjatëve.
Ndër të tjera në deklaratë vihet në dukje se anëtarët e organizatës kanë ndihmuar 8 refugjatë të cilët janë përballur me motin e acartë, dhe kërkohet nga autoritetet që të vihen në veprim për të siguruar strehimore të nevojshme për refugjatët që ndodhen përballë kushteve të vështira të dimrit.