Vengu e Maqedonci marrin pjesë në finalizimin e Kursit të 20-të Bazë “Komando”

Ministri i ri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, bashkë me ministrin Ejup Maqedonci morën pjesë në finalizimin e Kursit të 20-të Bazë “Komando” nga 24 efektivët mes të cilëve 8 pjesëtarë të Forcës Speciale të Kosovës.

Vengu ka bërë të ditur se për herë të parë, 2 vajza e përfunduan me sukses këtë kurs dhe nisin nga sot një rrugëtim si pjesë e Forcave Komando.

“Finalizimi i këtij kursi intensiv 14 javor nga vajzat dhe djemtë tanë më bën jo vetëm optimist se e ardhmja e dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës është në trungun e përbashkët të Aleancës së #NATO-s, por më shton besimin se ky është fillimi i një kapitulli tjetër për të çuar përpara dhe zhvilluar edhe më shumë misione të tilla kaq të rëndësishme për sigurinë e dy vendeve tona, e si pasojë edhe të gjithë rajonit”, ka shkruar ai në Facebook.