Kripa është përdorur vetëm në ushqim, por sot ka përdorim edhe më të gjerë. Për shembull, vendosja e kripës në produktet kozmetike mund te përmirësoj cilësinë e lëkurës ose të flokëve tuaja.
Nëse keni flokë të yndyrshme, kripa mund të ju ndihmoj shumë, thjeshtë vendosni 2-3 lugë gjelle kripë, në shampon tuaj të preferuar, dhe flokët nuk do të jenë më aq shumë yndyrshme. Rezultatet do jenë të dukshme vetëm pas disa përdorimeve.
Kripa po ashtu është skrub i mrekullueshëm edhe për lëkurën. Bleni krip të trashë dhe pëzijeni 2 lugë kripë me një lugë vaj kokosi, bashkoni mirë përbërësit dhe pasi që masa të jetë forcuar, përdoreni atë.
Kripa është po ashtu një eksofiliant i cili i bënë shputat tuaja të buta nëse ju përzini pak krip dhe vaj ulliri të cilën masë pastaj e aplikoni në këmbë.