Muajin e kaluar kompania tha se përdoruesit nën moshën 16 vjeç nuk mund të kenë llogari publike por vetëm private.
Instagram do tu kërkojë përdoruesve të konfirmojnë datëlindjen e tyre si pjesë e një përpjekje për të implementuar masa sigurie për të rinjtë tha rrjeti social në pronësi të Facebook.
Më herë rrjeti social kishte eksploruar idenë e një versioni të aplikacionit për fëmijët nën moshën 13 vjeç, por nxiti reagime të ashpra kryesisht nga ligjvënësit në mbarë botën. Kjo bëri që Instagram të braktiste idenë.
Muajin e kaluar kompania tha se përdoruesit nën moshën 16 vjeç nuk mund të kenë llogari publike por vetëm private.
Kur të hapin aplikacionin përdoruesit do tu kërkohet të vendosin datëlindjen e tyre përmes disa njoftimeve. Herët e vonë të gjithë përdoruesit duhet ta japin këtë informacion tha Instagram.
Ndryshimet prekin vetëm ata që nuk kanë vendosur datëlindjen e tyre. Po rrjeti social tha se kishte dijeni se përdoruesit japin informacion të rremë dhe se po punon në një teknologji të re për të adresuar këtë shqetësim. /PCWorld Albanian