Të hënën është vendosur gurthemeli i nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka thënë se në objektin e ri do të shërbejë policia kufitare.
“Të premten e javës së kaluar u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare. Punime të mbara”, ka shkruar ai.