Ballina Lajmet Kosovë Vendosen tabela informuese në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze në Zveçan

Vendosen tabela informuese në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze në Zveçan

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se pas 25-vitesh janë vendosur tabelat informuese në shqipe dhe në gjuhët e tjera në këtë qytet.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë në Zveçan.

“Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara”.

“Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike”, ka thënë Peci.

Exit mobile version