Komisioni i Lartë i Pavarur i Zgjedhjeve dhe të Referendumit të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut njoftoi se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe se nesër është shpallur ditë pushimi për të ashtuquajturin “referendumi i pavarësisë” i cili nga Gjykata Federale e Irakut është cilësuar si “jokushtetues”, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i referendumit i cili njoftoi se nesër është shpallur ditë pushimi në gjithë rajonin, tha se janë vendosur kutitë e votimeve në vendvotimet në qytetin Erbil dhe se po bëhen përgatitjet e fundit për referendumin.
Zyrtari i Komisionit në shkollën e mesme lartë “Barzani Nemir” në Erbil, Soran Shahap në një deklaratë për AA tha se “Procesi i vendosjes së vendvotimeve ka përfunduar në masë të madhe. Nesër në ora 8:00 në mëngjes do të fillojë procesi i votimit”.
Shahap tha se “Në këtë shkollë të mesme të lartë do të votojnë 3 mijë votues”.
Në anën tjetër zëdhënësi i Qeverisë së Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Sefin Dizayi në një deklaratë me shkrim njoftoi se me rastin e referendumit nesër është shpallur ditë pushimi në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut dhe në rajonet tjera.
Vendimi i diskutueshëm për referendum i Administratës rajonale kurde në veri të Irakut
Kryetari i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani pas një takimi të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor deklaroi se më 25 shtator do të organizojnë referendum, përfshirë Kirkukun dhe rajonet tjera të diskutueshme.
Ndërsa kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, pas shpalljes së referendumit nga Barzani ka thënë se “Kjo nismë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se nuk do të njohin rezultatin”. Gjithashtu edhe Gjykata Federale e Irakut me të njëjtin arsyetim vendosi për ndalimin e referendumit duke e shpallur atë si të pavlefshëm.
SHBA ka paralajmëruar se është i rrezikshëm vendimi mbi referendumin i cili ka shkaktuar debate të mëdha dhe bëri thirrje që i njëjti të anulohet menjëherë.