Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që Tomor Morinën të mos e ekstradojë në Serbi.
Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina ishte arrestuar nga autoritetet maqedonase me urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia.
Pas arrestimit të tij, autoritetet serbe në vazhdimësi që ta ekstradonin në Serbi.Mirëpo, Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut, sot ka marrë vendim që Morina të mos ekstradohet në Serbi.
“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimi e Gjykatës Supreme.