Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.
Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga Tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.
Ndër të tjera Mlladiq, është akuzuar për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.
Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.
Mlladiqi përjashtohet nga seanca (Video)
Ratko Mlladiq është përjashtuar nga seanca në të cilën po lexohet verdikti i Tribunalit ndaj tij për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje.
Siç raportojnë mediat, ai u përjashtua për shkak të sjelljeve që pengonin rrjedhjen normale të procesit gjyqësor.
Më parë mbrojtja e Mlladiqit kishte kërkuar ndërprerjen e procesit për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ndërpritet seanca për Mlladiqin, ai shkon në tualet
Ratko Mlladiq, të cilit sot do t’i jepet dënimi në Tribunalin e Hagës për krimet e kryera ndaj myslimanëve të Bosnjës, me të hyrë në gjykatore ka filluar të kryqohet.
Përveç kësaj, krimineli serb dhe komandanti i luftës së Ushtrisë së Republikës Serbe, i cili përveç tjerash, ngarkohet edhe me gjenocid të luftës, në gjykatoren e Tribunalit të Hagës ka hyrë i buzëqeshur.
Ai po ashtu i ka përshëndetur edhe gjykatësit, avokatët dhe të pranishmit tjerë.
Më të nisur leximi i aktvendimit, Mlladiq e ka ndërprerë gjyqtarin Ori, duke kërkuar të shkojë në tualet.
Gjyqtari e ka pranuar këtë kërkesë dhe ka dhënë pauzë pesëminuteshe, por e cila ka zgjatur më shumë se 15 minuta. Duke se kjo është e inskenuar nga Mlladiq.