Vendimi i Supremes – Vetëvendosje nuk tërheq Kurtin dhe dy kandidatë të tjerë nga lista zgjedhore

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme e cila i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pavarësisht këtij vendim LVV thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë me listë të plotë prej 110 vetash, përfshirë edhe Albin Kurtit, e Albulena Haxhiun.

Ky është reagimi i LVV-së:

E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.