Vendimi i Qeverisë, Thaçi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka mbajtur sot konferencën e dytë për media, pas vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes për qytetarët, pa e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

I pari i shtetit thotë se për këtë temë iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

“Duke marrë parasysh rrethanat e reja pas vendimit të qeverisë në këtë vendim antikushtetues, si president i vendit, unë vendosa që t’i drejtohem gjykatës kushtetuese me kërkesë të interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e të drejtat dhe lirive që mbrohen me kushtetutë. Pra parashtruesi i kërkesës është presidenti. Do ta bëjmë publike edhe kërkesën që iu është dërguar Gjykatës Kushtetuese”, shton ai.

Thaçi ka deklaruar se askush nuk qëndron mbi kushtetutën e Kosovës.

“Ajo çka dua të them është sesi president i vendit, duke respektu në tërësi mandatin tim, kemi kërkuar që të ardhme të afërt, kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa sa i përket zhvillimeve tjera përsëri e theksoj se mbi kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush.

Ftoj edhe njëherë për unitet qytetar, për kujdes maksimal”, ka shtuar ai.