Vendimi – Gjykata Supreme: Parlamenti britanik vendos për “brexit”

Pas apelit të bërë nga qeveria, Gjykata Supreme e Britanisë ka vendosur që të mbajë në fuqi vendimin e parë mbi çështjen Brexit, duke theksuar se Kryeministrja Theresa May, mund t’i hapë negociatat e daljes nga Bashkimi Europian vetëm në rast se diçka e tillë mbështetet me votim pro nga Parlamenti.

Ky vendim u mor me 8 vota pro dhe 3 kundër nga antarët e Gjykatës supreme britanike. Qeveria e ka bërë të qartë vullnetin për celjen e negociatave në muajt e parë të vitit, ndaj pritet që shumë shpejt, cështja ‘brexit’ të kalojë për votim në Parlament.

Londer- Gjykata supreme e Britanisë ka hedhur poshtë apelin e qeverisë së Kryeministres Theresa May për të ashtëquajturën çështjen ‘Brexit’, teksa ka vendosur se aktivizimi i Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës kërkon patjetër votim pro nga ana e Parlamentit britanik.

Në këtë mënyrë, ekzekutivi, nuk do të ketë mundësi që të hapë negociatat e daljes nga Bashkimi Europian, në rast se diçka e tillë nuk do të mbështetet nga anëtarët e Parlamentit.

Vendimi i Gjykatës Supreme u mor me 8 vota kundër apelit të qeverisë, ndërkohë që tre antarë e mbështetën nismën.

Referendumi popullor i organizuar më datë 23 qershor të vitit të shkuar ka rol këshillues dhe jo detyrues për qeverinë, gjë që do të thotë se Kryeministrja Theresa May mund të zgjedhë që të mos hapë negociatat për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, shefja e ekzekutivit e ka bërë të qartë se është e vendosur për të respektuar vullnetin e qytetarëve.

I menjërshëm ka qënë edhe reagimi i liderit të opozitës, Xheremi Korbin, i cili pas vendimit të Gjykatës Supreme, është shprehur se Partia Laburiste, nuk do të bëhet pengesë për të cëlur bisedimet e daljes nga unioni.

Qeveria britanike ka deklaruar se nuk kërkon të humbë kohë dhe se ka planifikuar që t’i hapë negociatat në muajt e parë të vitit, ndaj pritet që shumë shpejt cështja të shkojë për votim në Parlament.

Bashkimi Europian dhe Britania do të duhet të firmosin një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do t’i japë formë marëdhënies që do të krijojnë palët pas procesit të largimit nga bllokut.

Në bazë të parashikimit, këto nengociata mund të zgjasin deri në dy vite. Marrëveshja që do të arrihet mes palëve, do të duhet gjithashtu që të ratifikohet nga Parlamenti Britanik, por edhe nga Parlamenti Europian.

/Oranews.tv/