Vendim i papritur, gjykata e Belgjikës gjobit Facebook-un

Kjo kërkesë nga gjykata e Belgjikës shton se nuk do bëhet asnjë regjistrim derisa Facebook, të jetë në përputhje me legjislacionin belg për privatësinë.

Por jo vetëm kaq, gjykata kërkon që rrjeti social duhet të shkatërrojë të gjitha të dhënat e regjistruara në rrugë “të paligjshme”.

Gjykata ka parashikuar edhe një gjobë prej 250 mijë euro për çdo ditë vonesë të ekzekutimit të vendimit të marrë në seancë.

Facebook-u ka njoftuar që do të apelojë vendimin. /albeu.com/