Vendim i Qeverisë: Mërgimtarët më nuk mund të marrin Polica Kufitare për 2 javë

Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër Policën Kufitare të ua paguaj gjithë mërgimtarëve.

Por, në drejtim të Indeksonline, kanë ardhur ankesa që mërgimtarët më nuk po mund ta marrin Policen Kufitare më për 2 javë, por mund ta posedojnë minimum për 1 muaj.

Indeksonline i ka drejtuar pyetje Byrosë Kosovare të Sigurimit për të kuptuar këtë. BKS në përgjigjen e tyre ka treguar se si dhe ku mund të merren Policat Kufitare.

“Lidhur me rregullat për të marrë në posedim Policën Kufitare, Sigurimi i Detyrueshëm Kufitar mund të merret në të gjitha pikat kufitare dhe në zyrën qendrore në Prishtine me dokumentet personale të mjetit motorik, kurse, Sigurimi i Detyrueshëm Kufitar një muaj është pa pagesë pas marrjes përsipër të këtyre obligimeve nga Qeveria e Kosovës”, thuhej në përgjigjen e tyre fillimisht.

Tutje, Byroja tregoj se pse qytetarët më nuk mund ta marrin në posedim për dy javë Policen Kufitare por vetëm për një muaj e më shumë.

“Vendimi është marrë nga Qeveria e Kosovës dhe BKS vetëm se po e zbaton si vendim të tille, dhe gjithashtu do te vazhdoj me zbatimin e këtij afati te përcaktuar deri ne fundvit respektivisht deri me datën 31.12.2020”, thuhej në përgjigjen e BKS-së.