Ballina Arritje Vendi dhe vlera e mësusëve në shoqëri

Vendi dhe vlera e mësusëve në shoqëri

Cute lovely school children at clasroom having education activities

Njerëzit prej lindjes e këndej, fillojnë të mësojnë gjëra të ndryshme, dhe mësimin e parë e marrin nga familja. Kjo vazhdon kështu derisa të vijnë në moshën shkollore. Kur të vijnë në këtë moshë, fëmijët fillojnë të shkojnë në shkollë dhe bëhen emanet i mësuesëve.

Mësuesit zënë vend aq të madh në zemrat e fëmijëve, pothuajse bëhen prindërit e dytë të tyre…Profesioni i mësuesit është profesioni më i shenjtë dhe më me vlerë në botë.
Ata japin kontribut të madh për t’i avancuar nivelet e shoqërisë. Përmes mësuesve formohen njerëz të dobishëm, të sinqertë, punëtorë dhe e dërgojnë vendin e tyre përpara. Mësuesit duke i rritur (formuar) nxënësit japin shumë sakrifica dhe bëhen dritë edhe në rrugët më të errëta të nxënësve. Shoqëria duhet të ketë respekt dhe të kuptoj vlerën e çmuar të tyre. Prej kohëve të lashta e gjerë në ditët e sotme, profesioni i mësuesit ka qenë dhe do të jetë profesioni më i shenjtë dhe me rëndësi jetësore.
Për të mbijetuar një popull, për të qëndruar në këmbë, për t’u forcuar dhe për t’u bërë të begatë, nevojiten mësues me vlerë që na mësojnë për jetë. Mësuesit janë ata që i mësojnë nxënësit për të formuar moral, karakter, personalitet dhe i mbjellin dashuri për vendin dhe popullin e tyre.
A thua vallë, sa prej nesh e marrim parasysh fjalën e Aliut r.a. i cili ka thënë:
” Ai që m’a mëson një shkronjë, dyzet vjet i bëhem rob !!
Padyshim se në shoqërinë njerëzore më së shumti që meritojnë respekt janë mësuesit, sepse ata japin shumë sakrifica.
Gjithashtu, ata kanë edhe një detyrë, bëjnë qytetërimin e vendit. Nëse populli ka një histori me lavdata, këto lavdata janë si rezultat i kulturës dhe i qytetërimit të mësuesëve… I jemi mirënjohës atyre për rolin në historinë e vendit…
Jeta e njeriut është një rrugëtim që fillon me lindjen e tij. Stacioni kryesor i këtij rrugëtimi është shkolla. Shkolla është familja e dytë e nxënësve, ndërsa mësuesit prindërit e dytë të tyre.
Janë ata udhëtarët e një rruge me shumë përgjegjësi.
Janë ata që i mësojnë nxënësit për mirësi, drejtësi, bukuri dhe rrugë të ndritshme.
Janë ata që pengesat i tejkalojnë, injorancën me rrënjë e largojnë, janë të lidhur me vendin dhe besnik në fjalë, ndërsa zemrat i kanë të mbushura me dashuri ndaj misionit.
Nuk shkon poshtë kontributi i tyre.

Një shoqëri e paarsimuar zvarritet në tokë, ndërsa mësuesit bëjnë hapjen e intelegjencës, dhe zgjerimin e horizontit të nxënësëve.
Ekonomistët, inxhinierët, mjekët, avokatët, poetët shkrimtarët, gazetarët, gjyqtarët, shkencëtarët, aktorët, politikanët, teologët e dëshmojnë punën e tyre…
Ata janë arkitektët shpirtëror të një shoqërie.
Janë burim i dashurisë që shpërthejnë ndjenjat e pastërta nga ta, sepse me dashuri e bëjnë punën e tyre.
Shkëlqejnë si diell në horizontet tona, me ngrohtësinë e tyre e ngrohin shoqërinë.
Janë simbol i dashurisë, tolerancës dhe mëshirës…
Këto fjalë sigurisht se janë të pakta për të shkruar rëndësinë dhe vlerën e mësuesëve, i falenderojmë përzemërsisht dhe e lusim Allahun (xh.sh.) t’i shpërblej ata në këtë botë dhe në Botën e Amshueshme. AMIN
E.Kera

Exit mobile version