Vendet e rajonit presin Kurban Bajramin nën hijen e COVID-19

Gjersa vendet e Ballkanit janë duke përfunduar përgatitjet për Kurban Bajramin nën hijen e koronavirusit të ri (COVID-19) që ka rritur ndikimin sërish kohëve të fundit në rajon, janë duke u ankuar nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia.

Në mbarë Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kryeqytetin Shkup, çarshia dhe pazaret shfaqin një pamje të zbrazët edhe me ndikimin e COVID-19, ndërsa ka një ulje serioze në shitjen e kurbaneve në krahasim me vitet e kaluara për shkak të ndikimit të gjendjes ekonomike.

Ndërkohë për shkak të përhapjes së sëmundjes “Gjuha e Kaltër” tek delet, Myftinia e Shkupit rekomandon që këtë vit mos të sjellen kafshë të gjalla, ndërsa për këtë arsye dhe arsye të virusit COVID-19 këtë vit nuk do të tubohen lëkurat e kafshëve, por u rekomandohet besimtarëve që t’i groposin në tokë.

Në lidhje me uljen e shitjeve të kurbaneve, Memet Veseli në prononcimin për Anadolu Agency (AA) thotë se në krahasim me vitet e kaluara shitjet këtë vit janë shumë dobët. Ai tregon se njerëzit për shkak të sëmundjes frikohen dhe askush nuk vjen të shikoj kafshë.

“Vitet e mëparshme ishte më mirë. Këtë vit deri më tani është shumë dobët. Është dita e fundit të shikojmë se çka do të ndodhë”, u shpreh ai.

Veseli më tej tha se këtë vit në pazar ka sjellë rreth 60 gjedhe të vogla, çmimi i të cilëve ndryshon prej 100 deri 300 euro.

Ndërsa Erol Seydi, shitës erëzash në Bit Pazarin e Shkupit, tha se njerëzit bajramet e kaluara kanë qenë më të lumtur, ndërkaq për shkak të frikës pazari tani është i zbrazët.

Seydi potencoi se kanë një ulje prej 50 deri në 60 për qind në punën e tyre.

Irfan Bayram shitës i çantave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, tha se për shkak të COVID-19 punojnë me kapacitet prej 60 deri 70 për qind më pak në krahasim me të kaluarën.

Një esnaf që merret me gëzoftari dhe suvenire për turistët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Tahir Emin, tha se koronavirusi ka ndikuar shumë në biznesin e tyre, duke theksuar se që 5-6 muaj në mëngjes i hapin dyqanet, por nuk mund të bëjnë punë.

“Një muaj, një muaj e gjysmë ndoshta mund të durojmë. Tashmë këtu 20-30 persona që njoh për arsye se janë qiraxhi i mbyllën dyqanet”, tha Emin.

– Në Kosovë ndalohet pjesëmarrja në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare

Ndërkohë, sipas vendimit të marrë nga qeveria e Kosovës, ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës

Ndërsa në Shqipëri gjithashtu për shkak të COVID-19 namazi nuk do të falet nëpër bulevarde dhe sheshe, e cila falej më parë duke shfaqur momente interesante. Namazi i Bajramit në Shqipëri do të falet duke respektuar distancën sociale në xhamitë që do të përcaktohen.

Në Maqedoninë e Veriut, Bashkësia Fetare Islame rekomandoi që namazi i sabahut nga besimtarët të falet në shtëpi, duke kërkuar respektimin e disa masave si namazi i Kurban Bajramit të mos tejkalojë 15 minuta, të respektohet distanca sociale, mbyllja e abdes-haneve dhe sjellja e sexhadeve.