Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), kanë miratuar rregulloren që parasheh rritjen e tarifave për aplikim për viza në 80 euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i BE-së, njoftoi se ka miratuar rregulloren për përditësimin e rregullave të vizave të ambasadeve të vendet anëtare.
Sipas kësaj, do të bëhet ndryshim në vizat e udhëzimit të cilën BE-ja e zbaton ndaj 100 vendeve. Në këtë drejtim në vend të 60 eurove, tarifa do të rritet në 80 euro.
Me anë të mekanizmit të ri që do të formohet, tarifat e vizave do të rregullohen në çdo 3 vite.
Ndërsa aplikimet për viza do të mund të bëhen edhe 6 muaj para udhëtimit.
Që të hyjë në fuqi, rregullorja duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian (PE).