Vendbanimet izraelite zgjerohen në Masafer Yatta, vendosen shtëpi të lëvizshme pranë banesave palestineze

Vendbanues izraelitë kanë filluar vendosjen e shtëpive të lëvizshme në fshatin Khirbet Umm al-Khair, në zonën Masafer Yatta, në skajin jugor të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Sipas Organizatës Al-Baidar për Mbrojtjen e të Drejtave të Beduinëve, këto shtëpi janë vendosur vetëm pak metra larg shtëpive palestineze, duke rritur frikën për një tjetër përpjekje për zhvendosje të detyruar të banorëve vendas.

Media lokale ka publikuar fotografi që tregojnë kamionë me vinça duke transportuar kontejnerë në zonë – një pamje që shënon përshkallëzim të aktivitetit të vendbanimeve.

Masafer Yatta, një zonë e cila ka qenë në qendër të betejave për të drejtat e palestinezëve për të jetuar në tokat e tyre, u bë e njohur ndërkombëtarisht përmes dokumentarit palestinezo-izraelit “No Other Land”, fitues i çmimit Oscar, që dokumenton përpjekjet për të ndaluar dëbimin e komuniteteve vendase.

Zhvillimet e fundit pritet të nxisin reagime ndërkombëtare dhe të shtojnë presionin mbi autoritetet izraelite në lidhje me politikën e vendbanimeve në territoret e pushtuara.