VËLLAU I DEVOTSHËM IKU NË AMSHIM
(Me rastin e shkuarjes në amshim të Xhelal Hashanit, Kodra e Diellit, zona Qendra)
Lagja jonë është në pikëllim
Vëllai i devotshëm iku në amshim
Ishte i sjellshëm edhe punëmbarë
Mikpritës edhe shum bujar.
Nevojtarët i ka ndihmuar
Për të mirë ka kontribuar
Posedonte virtyte të dëlira
Duke bërë shumë vepra të mira.
Veç tjerash ishte fetar i dalluar
E madhëronte Allahun e Lartësuar
Për edukimin fetar ka kontribuar
Botimin e shumë librave e ka ndihmuar.
Gjatë varrimit të tij është vërtetuar
Se Xhelali ishte njeri i mrekulluar
Numri i pjesëmarrësve ishte i madh
Lamtumirën e fundit për t’ia dhënë.
E lusim Allahun Fisnik e Bujar
Xhelalin nën mbrojtjen e Tij ta marr
Me Xhenetin Firdeus ta shpërblejë
Ta bashkojë me evlia dhe me pejgamberë.
Prof. Ismail Simnica
(Komshiu i lagjes së Rahmetliut)