Vëllau i yllit të Kombëtares së Kosovës, Bersant Celinës, Loti do t’i nënshtrohet provave sot te skaudra e Swansea Cityt.
Futbollisti i cili aktualisht është pjesë e skuadrës norvegjeze, Stromsgodset IF II, sot do t’i nënshtrohet provave te skuadra angleze, aty ku luan Bersanti, shkruan lajmi.net.
Loti Celina, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë sot së bashku me Jordan Aina do të jenë në prova te skaudra angleze nga Championiship.
Vlen të theksohet se Loti Celina gjithashtu është pjesë e të rinjeve të Kosovës, ku ka zhvilluar dy ndeshje me Kosovën U19.