Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me artistet për godinën e Teatrit të ri Kombëtar.
Ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook shkruan se falë kontributit të secilit tashmë është arritur një marrëveshje më e mirë dhe që sot nisin negociatat për një godinë të re.
Kreu i Tiranës e shoqëroi postimin dhe lajmin me një foto ku kishe dale përkrah aktorëve Arben Derhemi e Alfred Trebicka si dhe regjisorit Altin Basha.
Prej ditësh aktorët, regjisoret e përfaqësues të tjerë nga bota e teatrit dhe kinematografisë shqiptare kishin dalë në proteste pasi kërkonin rikonstruksionin dhe jo ndërtimin nga e para të godinës së Teatrit të ri Kombëtar.
Tashmë mbetet për t’u parë nga afër se në cilin aspekt janë bashkuar palët dhe cilat janë ende kundërshtitë që duhen sheshuar./klankosova