“Shkëndija, jemi me ty”, është titulluar klipi më i ri i realizuar nga humoristët e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ku shihen duke bërë “strategji” për ti mundësuar fitore klubit shqiptar kundër gjigandit italian Milan.
Spoti përcillet me situata komike nga humoristët e njohur Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami dhe Xhevdet Jashari.
Loja mes Shkëndisë dhe Milanit do të luhet dot nga ora 20:45 në stadiumin San Siro të Milanit, ndërsa ndeshja kthyese në Maqesoni do të luhet me datën 24 Gusht. /MESAZHI/