Skuadra e Mallorca-s ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Rayo Vallecano me rezultatin minimal 1:0, në javën e 10-të në La Liga.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.
Muriqi shënoi me kokë në minutën e 75’të për t’ia siguruar tri pikë ekipit të tij.
Kujtojmë që Muriqi kishte munguar disa ndeshje për ekipin spanjoll, madje edhe për Kosovën në takimet e muajit tetor në UEFA Nations League.