Skuadra e Mallorcas mbrëmë shënoi fitore të madhe në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi eliminoi Real Sociedadin.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ishte një prej lojtarëve kryesor në suksesin e klubit spanjoll, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale Muriqi është shprehur tejet i lumtur me kalimin në finalen e madhe të Kupës së Mbretit dhe tregon se me ekipin e tij synojnë këtë titull pas shumë viteve.
“Ne nu kmendojmë dhe nuk kemi frikë nga dështimi. Gjithçka për të cilën mendojmë është lavdia. Hapi i fundit për të realizuar një ëndërr. Do ta arrijmë me të gjithë ju”, ka shkruar sulmuesi “Dardan” në rrjetet sociale
Kujtojmë që Mallorca e kishte fituar njëherë titullin e Copa del Rey. Ishte sezoni 2002/03, ku skuadra spanjolle arriti fitore 3:0 ndaj Rectreativo.