Vedat Muriqi në qendër të vëmendjes, në derbin kundër Besiktasit e përcjellin tri klube

Këtë edicion, sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë te Fenerbahçe.

Falë paraqitjeve të mira, klubet si West Bromi, Roma dhe Lazio janë duke e vëzhguar situatën e futbollistit prizrenas, shkruan “Zeri.info”.

Fenerbahçe do të përballet në një ndeshje derbi sonte me Besiktasin, ndërkaq vëmendja kryesore do të jetë te Muriqi.

Në “Vodafone Park”, West Bromi, Roma dhe Lazio i kanë dërguar përfaqësuesit për ta përcjellur 26-vjeçarin në këtë ndeshje.

Në afatin kalimtar veror, të tri klubet do të synojnë transferimin e Muriqit.

Këtë edicion, Muriqi ka shënuar 17 gola në 35 ndeshje zyrtare dhe ka dhuruar shtatë asistime.

West Bromi ka shprehur interesimin më serioz për Muriqin deri më tani, por klubi anglez do të tentonte transferimin e tij vetëm nëse inkuadrohen në Premierligë.

Ndryshe, derbi i Fenerit me Besiktasin luhet sonte nga ora 20:00 dhe Muriqi do të luajë nga minuta e parë.