Vdesin edhe 2 persona nga COVID-19 në Kosovë

Nga Klinika Infektive, njoftojnë përmes një kumtese për media se dje më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese.

Infektivja njofton se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive. Me dy të vdekurit e fundit, numri shkon në 56.