Vdesin dy të infektuar me koronavirus në Kosovë, shkon në tre numri i përgjithshëm

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se dy persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë mëngjesin e sotëm

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për një 59-vjeçar nga Prishtina, i cili ishte i shtrirë në Klinikën e Infektives më 4 prill.

Sipas njoftimit ai vuante nga i tipit dy dhe hipertensioni, ndërkaq ditën që ishte sjellë në Klinikë ai kishte qenë pa vetëdije.

Ndërsa në ora 07:10 të mëngjesit të sotëm në Klinikën e Infektives, ka vdekur edhe një 70-vjeçare nga Korisha e Prizrenit, e cila ishte në mjekim Intensiv të Klinikës së Infektives që nga dy prilli, shkruan më tutje lajmi.net.

Sipas ministrisë, e ndjera kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë regjistruar 145 persona të prekur me koronavirus, 23 janë shëruar dhe tashmë ka shkuar në 3 numri i të vdekurve.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Komunikatë për media

Prishtinë, 6 prill 2020

Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje.

Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë,  i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).