Një 25 vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Gjermani.
Liridon Shahini nga Prishtina ka pësuar një aksident fatal me minibager, ndërkohë që ishte duke punuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas rrokullisjes ne kahun e majtë të minibagerit, kur Liridoni mundohej të kërcente jashtë por nuk pati mundësi t’i shpëtojë vdekjes nga pesha e rëndë e minibagerit, përkundër faktit se ai ishte ndihmuar nga punëtorët e tjerë shqiptarë aty.
Lajmin për vdekjen e Liridonit, e kanë bërë të ditur të afërmit e tij, të cilët njoftojnë se trupi i pajetë i 25 vjeçarit do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 13:00, në varrezat e Hajvalisë.
Ndryshe, Liridoni, familja e të cilit është me prejardhje nga Medvegja ka lënë mbrapa gruan dhe 2 fëmijë.