Vdes shoferi 60-vjeçar, u përplas me një kamion në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi që i njëjti me veturën e tij u përplas me një kamion, sot në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Deberlluke.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar”, tha ai.