Rreth orës 09:30 minuta në rrugën ”Besim Shala” një punëtor i vitlindjes 1964 ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati pestë-gjashtë në hapësirën e liftit të një objekti banesorë.
Hetues policorë, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve.
Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar mbikëqyrësi i punimeve i cili është arrestuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Mesazhi/