Vdes pacienti i dytë me koronavirus në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar viktimën e dytë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se pacienti 66-vjecar, i cili vuante nga disa sëmundje të tjera, por që ishte prekur edhe nga covid-19 ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.