Vdes një tjetër person me COVID-19 në Shqipëri

Ndërron jetë një tjetër pacient i shtruar në spitalin Infektiv në QSUT.Bëhet fjalë për një burrë, i cili krahas koronavirusit kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj bën me dije për “BalkanWeb” se pacienti që ndërroi jetë vuante nga ceroza në mëlçi, ndërsa ishte transferuar nga Shërbimi i Sëmundjeve Interne në QSUT, që është shndruar sëfundmi në vatër të përhapjes së COVID 19, me shumë mjekë, infermierë dhe pacientë të infektuar.

Një ditë më parë në Spitalin Infektiv ndërroi jetë edhe një 76-vjeçare.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e moshuara kishte rezultuar bartëse me koronavirus, por ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit.