Ballina Lajmet Kosovë Vdes një punëtor i Bechtel-Enkas

Vdes një punëtor i Bechtel-Enkas

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një punëtor tjetër i Bechtel-Enkas, i cili ishte duke punuar në autostradën, Prishtinë-Shkup, “Arben Xhaferi”.

Dëshmitarët kanë treguar për “Indeksonline” se të ndjerin e goditi kamioni i cili barte me vete ujë për punëtorët në pikën e fshatit Kovaqec të Kaçanikut.

Ndërsa mësohet se viktima, i cili kishte kohë që punonte në Bechtel-Enka, ishte banorë i qytetit të Prizrenit.

Ndryshe, para disa javësh, po në të njëjtin rajon ndërroi jetë edhe Afet Provoliu, një punëtor i kësaj kompanie .

Exit mobile version