Vdes një person nga Podujeva, shkak koronavirusi

Ka ndërruar jetë edhe një person i prekur me koronavirus.

Bëhet fjalë për Ajfer Fetahun nga Podujeva, identitetin e të cilit e ka bërë të ditur UD.i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari.

Rudari ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit të cilin e kishte edhe fqinj dhe mik derisa ka bërë apel tek qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat.

Njoftimi i plotë:

U pikëllova shumë me lajmin që mora sot, për shkuarjen e hershme e të papritur në amshim të shokut tim të gjeneratës, fqiut tim të mirë, Ajfer Fetahu, i cili kishte kohë për të gjithë dhe ishte i dashur për të gjithë.

Që nga ditët e para të angazhimeve te rezistences ndaj regjimit pushtues serb, Ajferi ishte i angazhuar pothuajse në secilin proces, ndaj dhimbja për ndarjen nga jeta është shumë e madhe.

Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë.

Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Fetahu dhe bashkëndjej me ta.

Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njeriut të mirë!

I përjetshëm kujtimi për Ajferin

Edhe në këto momente dhimbje u bëj thirrje qytetarëve t’u përmbahen udhëzimeve të IKShPK-së dhe ta japin kontributin në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të familjeve!